Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

MESAZHI i Fatos NANOS në 30-vjetorin e PS: Të kalojmë stafetën nga ETËRIT te BIJTË! Me Edi Ramën do përmbushim misionin historik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka përshëndetur të gjithë socialistët që sot në mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm festojnë edhe 30 vjetorin e kësaj force politike.

Nano është shfaqur përmes një video-mesazhi në ekranin gjigant të vendosur te “Air Albania”, duke iu drejtuar me një mesazh të përzemërt kryetarit aktual Edi Rama dhe socialistëve.

“të kalojmë stafetën nga etërit te bijtë”, ka thënë Nano pasi përshëndeti kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se Partia Socialiste, me Edin, do të arrijë të përmbushë misionin historik për ta ngritur Shqipërinë në standardin e Bashkimit Europian.

Përshëndetja e Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste:

Sot jemi të gjithë 30 vjeçarë, me apo pa thinja. Ky është një 30-vjetor që na jep krenari të gjithëve. Në tre dekada ne kemi ditur dhe kemi mundur të ruajmë traditat më të mira, dhe të ndryshojmë Shqipërinë. Prandaj jemi sot e vetmja forcë politike në Shqipëri dhe më gjerë, e cila mendon globalisht dhe vepron lokalisht.

Me solidaritet ne ditëm dhe mundëm të formojmë lidershipe të reja.

Përshëndetje Edi!

Ta kalojmë stafetën nga etërit te bijtë, duke mbajtur në pararojë të shoqërisë shqiptare një forcë shumëbrezash. E cila po e eruopianizon Shqipërinë me energjinë e rinisë dhe me pjekurinë e veteranëve.

Natyrshëm, jemi infektuar dhe ne nga sëmundjet dhe epidemitë politke të tranzicionit, por ama kemi ditur t’i përballojmë më mirë se çdokush tjetër.

Sprova jonë e vitalitetit dhe e sfidës ndaj kohës, kur jo të gjithë ndryshojnë për mirë, është fitorja e mandatit të tretë qeverisës, një frymëmarrje e re kjo për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Jam gëzuar jashtë mase për këtë arritje të jashtëzakonshme. Suksese të reja

Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standartet e Bashkimit Europian, për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Kjo është sfida jonë me kohën, askush tjetër nuk mund ta përmbushë këtë mision. Pa e arritur këtë gjithçka tjetër kemi bërë do të mbetet e pambaruar dhe rrezikon të humbasë.

Unë kam besimin e plotë se me Edi Ramën dhe bekimin e Zotit do ta përmbushni këtë mision historik.

LIVE:

Më shumë

spot_img
spot_img