Hapësire reklamuese

Politikë

Mesazhi i Elisa Spiropalit: Populli është si Zoti, vonon por nuk harron! Herët a vonë, do të ketë një përgjigje të plotë për atë që ndodhi në 21 janar

Shkruar nga Newsbomb
Mesazhi i Elisa Spiropalit: Populli është si Zoti, vonon por nuk

Ministrja Elisa Spiropali shkruan një mesazh në përkujtimin e 21 Janarit të 11 viteve më parë, ku Garda e Republikës qëlloi për vdekje katër protestues. Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika janë shpallur "Dëshmorë të Atdheut" por drejtësia për ta nuk është vënë ende.

"Populli është si Zoti, vonon, por nuk harron! Herët a vonë, do të ketë një përgjigje të plotë për atë që ndodhi në 21 janar, kur pushteti okult dha dënimin e fundit në Shqipëri për “krime” politike duke pushkatuar pa gjyq katër demonstrues paqësorë dhe plagosi dhjetra të tjerë. Në politikë ka dy lloj fajësish, morale dhe penale.

Të parën, shqiptarët e kanë nënshkruar tre herë rresht me votë duke ndëshkuar mëkatarët e qeverisjes së djeshme. Fajësia e dytë do të provohet deri në fund nga sistemi i drejtësisë. Kur? Të vrarët kanë më shumë durim se të gjallët e etur për drejtësi, por të gjallët kanë më shumë nevojë se kurrë për drejtësinë e vërtetë që të mos ju shembet bota e tyre.

Hekuran, Ziver, Faik, Aleks! Lule, mall dhe lutje për Ju! Mall në çdo ditë viti që rend drejt 21 Janarit dhe lutje që Shqipëria të mos provojë kurrë më krimin politik që qëllon me plumba qytetarët e saj", shkruan ministrja Spiropali dhe ndan pamjet nga homazhet sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll