Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mesazhi i Dom Gjergj Metës në protestën për të miturën që u përdhunua në Mirditë: Të rinjtë duhet të respektojnë liritë dhe trupin e tjetrit

Shkruar nga Newsbomb
Mesazhi i Dom Gjergj Metës në protestën për të

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili mori pjesë sot në protestën ndaj përdhunimit të 15 vjeçares nw Mirditw, tha se i wshtw bashkuar këtij marshimi për të krijuar një perspektivë ndryshe për vajzat dhe gratë.

Ai u shpreh se duhet bërë një punë e përditshme me të rinjtë, në mënyrë që të kenë respekt për liritë dhe trupin e tjetrit.

“Ne si dioqezë i jemi bashkuar kësaj nisme me gjithë zemër dhe shpresojmë që të jetë një mesazh sensibilizues. Me faktet konkrete shpresojmë të merret shteti për atë çfarë ka ndodhur. Dalja jonë këtu do të hapë perspektivën, të krijojmë ambiente, vende, një edukim sa më mbrojtës për personat në nevojë, sidomos fëmijët, gratë, adoleshentët dhe personat me aftësi ndryshe. Dhuna e çfarëdo lloji, sidomos ajo seksuale mos të përsëritet më. Ky është mesazhi që ne duam të japim sot, jemi këtu me praninë tonë, fatkeqësisht do të thoja që shpesh herë zgjohemi kur ndodhin gjërat, por duhet bërë një punë e përditshme, me këta të rinj, që të kenë respekt për njëri-tjetrin. Të respektosh trupin e tjetrit, vullnetin e tjetrit, lirinë e tjetrit, dhe të dobëtit aq më tepër kur bëhet fjalë për të mitur”, u shpreh Dom Gjergj Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.