Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim: SHBA e mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi, unë jam angazhuar personalisht që të arrijmë një të ardhme më të drejtë për shqiptarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin e USAID “Drejtësi për të gjithë”, ku gjatë fjalës së saj ka theksuar nevojën e Reformës në Drejtësi.

Ajo tha se SHBA e mbështet plotësisht këtë reformë dhe ajo personalisht është angazhuar që shqiptarët të kenë një të ardhme më të drejtë, të sigurt dhe demokratike.

“Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë”. Ambasadorja Yuri Kim sot gjatë Aktivitetit të USAID “Drejtësi për të gjithë”, i cili shënoi përparimet në reformën në drejtësi”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img