Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mesazhi i Albin Kurtit për Ditën e Dëshmorëve: 5 maji bashkon luftëtarët shqiptarë nga të gjitha viset, ranë për lirinë tonë të përbashkët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh sot për Ditën e Dëshmorëve, duke u shprehur se ata janë mbartësit e historisë.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë së Kosovës shkruan se 5 Maji është dita që i bashkon luftëtarët shqiptarë e të gjitha viseve, të cilët ranë për lirinë tonë të përbashkët.

“Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni. Dhe nuk ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën monumentin e Nënës Shqipëri.Nëse historia jonë e përmban dëshminë e tyre, ajo na dëfton prej nga vijmë. Nëse historia shkruhet sipas frymës që themeloi çdo herë akti i tyre, atëherë ne do të dijmë sigurisht se kah shkojmë.5 maji i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve, që ranë për lirinë tonë të përbashkët. Dëshmorët na bashkojnë. Detyrën ndaj tyre do ta kemi kryer nëse një pjesë e ëndrrës së tyre gjendet e realizuar gjatë jetëve dhe veprimeve tona”, shkruan Kurti në Facebook.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img