Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Mesazhet e rreme në celular: ABI Bank sqaron

spot_img

Lajme të ngjashëm

ABI Bank njofton se në sportelet e degëve të saj po shpërndahet VETËM bonusi për fëmijët e porsalindur.

Ky është një shërbim që ABI Bank e ka trashëguar nga ish banka NBG Albania që prej vitit 2018. Nuk ka asnjë shpërblim apo ndihmë tjetër që shpërndahet në sportelet e ABI Bank.

Këto shërbime jepen nga ABI Bank pa asnjë komision dhe fitim për bankën dhe kryhen në kuadër të përgjegjësisë sociale korporative pa asnjë përfitim.

Lajmet se ABI Bank po shpërndan ndihma u krijuan nga disa SMS të pavërteta për të cilat Banka do të kërkojë një hetim formal nga organet përkatëse.

Këto lajme të rreme kanë krijuar radhë të panevojshme në sportelet e ABI Bank, dhe po krijojnë shqetësim krejtësisht të padrejtë dhe të panevojshëm në klientët dhe personelin tonë të dedikuar. Në një situatë kur distancimi social vazhdon të mbetet prioritet, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për të mos rënë pre e lajmeve të rreme.

ABI Bank do të vazhdojë të sigurojë shërbim korrekt dhe profesional për të gjithë klientët.

* Ky është njoftim nga vetë ABI Bank

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img