Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Mesazh paqeje, Ramazani “bashkon” PS-PD në Durrës, kundërshtarë në bindje politike, por besimtarë të të njëjtit besim.

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndryshe nga politika e cila i ka vendosur përballë njëri-tjetrit në betejën e 25 prillit, besimi i njëjtë dhe respektimi i sakrificës së njëri-tjetrit në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, i ka bërë bashkë në një tryezë iftari, 4 politikanët e rinj të qarkut të Durrësit, Keida Ferra, Jurgis Çyrbja nga Partia Socialiste dhe Agim Baçi e Florian Tahiri, nga koalicioni “Aleanca për Ndryshim”.

Organizatorja e darkës së Iftarit së mbajtur mbrëmjen e së enjtes ishte kandidatja socialiste për qarkun e Durrësit Keida Ferra. Në këtë darkë merrnin pjesë dhe përfaqësuesi  i besimit mysliman, prof.Muhamed Shehi si dhe At Spiro Kostoli e At Gjerasim Cakalli përfaqësues të besimit ortodoks në Durrës.

Në një kohë kur situata politike është e tensionuar, kandidatët për deputetë të qarkut të Durrësit të të dy spektreve politike, të majtë e të djathtë, japin shembullin më të mirë se si duhet të sillet një politikan.

Si Ferra ashtu edhe Çyrbja mbajnë Ramazan ndonëse nuk janë praktikantë të fesë myslimane.

Kandidatja e PS për qarkun e Durrësit tregon se natyra kurioze e saj e ka orientuar drejt librit të shenjtë, Kuranit 6 vite më pare. Leximi i tij ndikoi tek ajo që të agjëronte për të përfituar dobitë që sjell ky akt sakrifice.

“Duke lexuar kupton më shumë dhe krijon bindjen.”, thotë ajo.

Ashtu si shumë të tjerë, edhe Keida e ka nisur me agjërimin e natës së Kadrit, e më pas ka vijuar me shtimin e ditëve derisa ka arritur të mbajë Ramazan të gjithë muajin. Ndërsa për deputetin dhe kandidatin Çyrbja ky është viti i dytë që agjëron.

“Ndoshta nuk e dini dhe nuk kam pranuar ta bëj publik besimin tim, duke qenë se është shumë personale si zgjedhje.”, thotë ai për “DurrësLajm”, teksa tregon se ky vendim “ka ardhur pikërisht si rezultat i besimit që unë kam ndaj fesë Islame dhe vendosa ta bëj pjesë të përkatësisë sime fetare.”

Si për Ferrën, ashtu edhe për Çyrbjan, angazhimet politike me takime të shumta në terren nuk e kanë vështirësuar misionin e tyre për të shlyer një nga detyrimet e fesë myslimane, agjërimin.

“Pavarësisht se jemi në fushatë elektorale, ia kam dalë me sukses t’i përballoj vështirësitë që imponon kjo situatë”, shprehet deputeti socialist ndërsa iu uron besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img