Hapësire reklamuese

Bota

"Mesazh force te shtetet e tjera", Blinken kundër thirrjeve për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
"Mesazh force te shtetet e tjera", Blinken kundër thirrjeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë.

Këto deklarata ai i bëri para Këshillit të Sigurimit, që mbajti mbledhje për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Çdo paqe që legjitimon marrjen e tokës nga Rusia përmes forcës do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do të dërgojë mesazh te të gjithë shtetet kudo në botë që duan të bëhen agresorë, se ata mund të pushtojnë shtete të tjera dhe të mos ndëshkohen”, tha Blinken.

Rusia do të përdorë çdo pauzë në luftimet për të konsoliduar kontrollin e territorit dhe për të furnizuar forcat e saj, tha Blinken pasi Kina, një aleate e Rusisë, bëri thirrje për armëpushim dhe prezantoi një dokument me 15 pika për arritjen e paqes.

“Asnjë anëtar i këtij këshilli nuk duhet të bëjë thirrje për paqe duke mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe Kartës së OKB-së”, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu