Hapësire reklamuese

Politikë

Mes zhurmës e kaosit, mazhoranca voton ligjet në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Mes zhurmës e kaosit, mazhoranca voton ligjet në Kuvend

E teksa seanca po zhvillohet në kaos me karrige grumbull, përplasje duarsh dhe flakadantë, deputetët e PS po miratojnë disa projektligje që ishin sot për diksutim në Kuvend dhe që më pas do të kalonte për votim.

Për shkak të situatës nuk është bërë e mundur diskutimi i këtyre projekligji e në këto rrethana kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po i kalon një më një ligjet për votim.

Projektligjet që ishin për diskutim dhe që po votohen në Kuvend:

  • Projektligj "Për një ndryshim në ligjin nr.10 083, datë 23.2.2009, "Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropoëer, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë".
  • Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit "Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri - faza II""".
  • Projektligj t "Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, "Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar”.
  • Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për financimin e projektit "Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri" - 2 faza II". Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit "Evropa Digjitale" (2021-2027)".
  • Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr.31/2021".
  • Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, për mbrojtjen shoqërore".
  • Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 75/2014, "Për shërbimin privat të sigurisë fizike". Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 "Për avokaturën e shtetit", të ndryshuuarا
  • Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 "Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë". Projektvendim "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik", i ndryshuar". Projektvendim "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit", të ndryshuar".
  • Projektvendim "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”.
  • Projektvendim "Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë"""
  • Projektvendim "Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi", i ndryshuar".
  • Projektvendim "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri"""".
  • Projektvendim "Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese