Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Mes zhurmës dhe thashethemeve, Pique zyrtarizon lidhjen me Clara Chia përmes një “selfie” në Instagram

Lajme të ngjashëm

Nuk ka fund “lufta” e Gerard Pique -s me Shakirën, pas ndarjes së tyre të shumëprfolur.

E teksa kënga e Shakirës që ishte një “diss” për ish-bashkëshortin e saj bën namin, duket se futbollisti i njohur ka vendosur që të bëjë publike lidhjen me të dashurën e re.

Pique ka bërë “zyrtare” në Instagram lidhjen e tij të dashurisë me partneren e tij të re, 23-vjeçare Clara Chia Marti . Futbollisti 35-vjeçar, i cili u nda nga këngëtarja kolumbiane, në qershor të vitit 2022 pas 12 vitesh lidhje, mes një stuhie thashethemesh se po e tradhtonte, publikoi një selfie me partneren e tij të re.

“Selfie”-ja mblodhi shpejt më shumë se dy milion pëlqime dhe komente të shumta, ku disa ishin pro kësaj lidhje, e të tjerë që e quanin tradhtar.

E teksa Pique po shijon këngën e re, Shakira nga ana tjetër po shijon suksesin e padiskutueshëm me këngën e re që është edhe kënga numër 1 të të gjitha kohërave në platformën Spotify. Nuk dihet ende se sa para kanë hyrë në llogarinë e saj, por sigurisht që bëhet fjalë për miliona euro.

Më shumë