Pavarësisht thirrjes së kryeparlamentares Lindita Nikolla për të diskutuar lidhur me buxhetin e 2024, deputetet e opozitës kanë vijuar të shkaktojnë kaos në Kuvend.
Për këtë arsye, siç pritej seanca zgjati më pak se 5 minuta dhe u miratua në parim me 74 vota pro, projektbuxheti për vitin 2024.
Ndërkohë, kaosi përfshiu seancën, duke përsëritur skenarin ku karriget i kanë grumbulluar para foltores për të mos lejuar kolegët socialitë të ulen në vendet e tyre. Madje këtë herë deputetët demokratë i vunë flakën një poltroni për shkak të flakedanve që u futën pa leje brenda ambienteve të Kuvendit.
Projektligjet që u miratuan në parim me 73 vota pro.(Fillimisht Nikolla tha se në sallë ishin prezentë 83 deputetë të mazhorancës, por me pas me anë të një reagimi Kuvendi specifikoi se në sallë ishin 73 deputetë.)
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e
Shqipërisë””, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për
procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”,
të ndryshuar”.
- Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Projektligji “Për buxhetin e vitit 2024”.