Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Mes të rinjve në Korçë, Lulzim Basha i përgjigjet Ramës dhe tregon ku do i gjejë paratë për ndryshimin: Aty ku i merr ti për oligarkët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Korçë, për tu takuar me simpatizantët, qytetarët dhe të rinjtë e këtij qyteti. Kreu i kësaj force politike u ka premtuar korçarëve se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit.

“Ciniku dhe papagallët do të thonë ku do ti gjesh lekët. Përgjigja është fare e thjeshtë. Në buxhetin e shqiptarëve. Aty ku i ke gjetur ti 8 vite me radhë për të pasuruar oligarkët”, tha Basha, duke iu përgjigjur pyetjes së ku do t’i gjejë paratë për ndryshimin, duke qenë se “ndryshimi i Shqipërisë” është një prej motove të PD.

Sipas Bashë, në 25 prill kjo do të marrë fund pasi “paratë e shqiptarëve do tíu kthehen shqiptarëve”.

Kjo nuk është një betejë për mua, ndonëse ndihem i prekur dhe i mahnitur nga pritja që më keni bërë dhe nga besimi që keni investuar në programin tonë. 25 prilli është dita e rinisë shqiptare.
Dita e prindërve tuaj, që do votojnë e luftojnë për ndryshimin në 25 prill, për shkak të dashurisë që kanë për ju.

Dhe ju për shkak të dashurisë që keni për ta. E të gjithë bashkë për dashurinë që kemi për këtë vend, i cili në 25 prill do të bashkohet për ndryshim. Kështu, Korça do të fitojë. Shqipëria do të fitojë”, tha kreu i PD Lulzim Basha.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img