Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Mes të dyshuarve për sulmin në Vjenë janë edhe dy kosovarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fa0f022c1839386fcaeaaa71cc48b8d8

Pas sulmeve terroriste në Vjenë, analiza e disa videove të bëra me celularë nga vendi i ngjarjes nuk ka lënë të kuptohet se ka pasur atentator tjerë, shkruan gazeta austriake “Oe24.at”.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, veç shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai.

Por në lidhje me sulmin në Vjenë dje u arrestuan 14 persona.

Policia ka arrestuar personat dhe po kërkon edhe katër tjerë të dyshuar, raporton “Deutsche Welle”.

Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë Veriore të lindur në Austri dhe dy kosovarë.

“DW” në raportim bazohet në një listë nga burime jozyrtare. Në të gjenden edhe emrat Argent G. dhe Uzeir A. Po ashtu në listën e dyshuarve me sulmin janë edhe dy persona nga Kosova.

Autoritetet e Maqedonisë Veriore kanë konfirmuar me iniciale për Argent G. dhe Uzeir A. Nga ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore është thënë se po bashkëpunohet me autoritetet austriake.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img