Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Mes Stresit dhe Vedatit, shpallet FITUESI i Big Brother VIP Kosova

Lajme të ngjashëm

Këngëtari nga Shqipëria, Arkimed Lushaj është shpallur fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. I njohur me emrin e artit Stresi, i riu ka arritur të qëndrojë për 103 ditë në shtëpi dhe dje është shpallur fitues.

Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh dhe çeku final ju dorëzua në fund të emisionit. Stresi do të marrë 160 mijë euro sepse nga 10 mijë euro u ndanë për secilin finalist.

Stresi mban ne dore çekun me çmimin e madh

Banorët e parë që u eliminuan nga gara si fillim ishin Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi. E treta që la garën e madhe dhe çmimin ishte modelja nga Drenica, Xhuli Nura.

Dy finalistët e fundit, Vedati dhe Stresi u pritën në studio dhe mes brohorimave, këngëtari nga Shqipëria arriti të triumfonte.


Më shumë