Hapësire reklamuese

Bota

Mes plumbave dhe raketave, Volodymyr Zelensky feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Shkruar nga Newsbomb
Mes plumbave dhe raketave, Volodymyr Zelensky feston sot ditëlindjen, ja sa

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, feston sot ditëlindjen e tij të 45-të. Kjo ditëlindje udhëheqësin e Ukrainës e ka gjetur mes luftës së ashpër me Rusinë e cila ka filluar në shkurt të vitit të kaluar.

Zelensky, i cili shërben si presidenti i gjashtë i Ukrainës që nga viti 2019, u bë shumë i njohur për të gjithë botën pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Zelensky përpara se të bëhej president, ishte me profesion komedian, i cili pati krijuar një kompani prodhimi të emëruar si “Kvartal 95”, kompani kjo që prodhonte filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive, duke përfshirë serialin televiziv “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin Zelensky luajti rolin e presidentit ukrainas.

Zelensky shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale 2019 në mbrëmjen e 31 dhjetorit 2018, krahas fjalimit të Vitit të Ri të presidentit të atëhershëm Petro Poroshenko në kanalin televiziv 1+1.

Ai fitoi zgjedhjet me 73.23 për qind të votave në raundin e dytë, duke mundur Poroshenkon.

Sondazh

Poll