Hapësire reklamuese

Bota

Mes plumbave dhe bombardimeve, gra dhe fëmijë kurdë braktisin shtëpitë nga sulmi i ushtrisë turke (FOTO-LAJM)

Shkruar nga Newsbomb
Gra kurde që largohen duke ulërirë nga sulmet e ushtrisë turke në Siri.

Operacioni i ushtrisë turke ndaj forcave të milicisë kurde në Siri po shkakton terror të vërtetë.

Në harkun kohor të një jave kanë mbetur të vdekur nga sulmet dhe bombardimet e ushtrisë turke 459 veta, ndërsa kanë marrë arratinë qindra-mijëra gra dhe fëmijë nga banesat e tyre.

Numri i të njerëzve të larguar shkon në 130 mijë veta. Ndërkoha, autoritetet kurde raportojnë se janë arratisur nga burgjet dhe luftëtare të ISIS-it, që janë kapur gjatë luftimeve midis Njësive të Mbrojtjes Kurde dhe organizatës terroriste.

Por, nga ana tjetër, fotot e fëmijëve dhe grave që largohen mes tmerrit po bëjnë xhiron e botës duke treguar anën reale të situatës në Siri.

Ndërkohë, sulmi i pandalshëm i Turqisë ndaj populsisë kurde në Siri ka irrituar një pjesë të madhe të opinionit botëror që e konsiderojnë këtë sulm ushtarak si shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.
kurde.jpg

femije.jpg

turkey-civilians-ap-19283465694042.jpg

479.jpg

SIRIA_-_TURCHIA_-_update_offensiva2ok.jpg

syria-turkey.jpg

_109187992_057203165-1.jpg

karvan.jpg

vajze.jpg

kamion femije.jpg

6.jpg

4.jpg




Sondazh

Poll