Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Mes pasagjerëve edhe 13 fëmijë, flet shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident tragjik në Kroaci u mori jetën 10 shqiptarëve të Kosovës mëngjesin e sotëm. 

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme në Prishtinë njoftoi se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve dhe 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë për jetën.

 Ata ishin duke u kthyer nga Gjermania për në Prishtinë kur autobusi doli nga rruga në Kroaci.

Ndërsa, Ambasadori i Kosovësn ë Kroaci, Gëzim Kasapolli, tha se në autobus ka pasur edhe 13 fëmijë dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka humbur jetën.

“Sipas informatave që kemi kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në listën e të vdekurve. Tani jemi duke e bërë studimin e moshës dhe identifikimin e tyre dhe posa ta kemi këtë informatë do ta ndajmë me opinionin”, tha Kasapolli.

Sipas mediave vendase mësohet se shoferi i cili shkaktoi tragjedinë menjëherë u arrestua nga policia.

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic ka treguar se shoferi gjatë deklaratës së tij ka thënë se e kishte zënë gjumi për një moment dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i aksidentit.

Më shumë

spot_img