Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Mes lotësh kolegët nderojnë Zarife Hasanajn, dalin FOTOT nga ceremonia në Letoni

Lajme të ngjashëm

Është zhvilluar në Letoni një ditë pas vdekjes ceremonia e nderimit për efektiven e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj, të rënë në krye të detyrës.

Mes dhimbjes dhe lotëve, kontigjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO kanë shprehur nderimet e tyre për efektiven.

Ceremonia për Zarife Hasanajn u mbajt në Camp Adazi në Letoni, ndërsa nga fotot e publikuar shihet që kolegët e saj nuk i kanë mbajtur dot lotët.

Ditën e sotme u nis drejt Letonisë Task Forca e ngritur me urgjencë nga Ministrja e Mbrojtjes. Task forca bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë për ngjarjen e 6 Majit në Camp Adazi në Letoni.

Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqesues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurise se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne MM do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.

Ndërkohë priten detaje në vazhdim për mbërritjen e trupit të nëntetares Zarife Hasanaj në Shqipëri.

letoni3-1024x683.jpg

letoni-683x1024.jpg

letoni5jpg-1024x683.jpg

letoni6-498x1024.jpg

letoni7-1024x683.jpg

letoni9-1024x683.jpg

letoni2-1024x683.jpg


Më shumë