Hapësire reklamuese

Social Bomb

Mes lokalit me pushues dhe banorë të Vunoit, Edi Rama dhe familja e tij pushojnë në jug të vendit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Mes lokalit me pushues dhe banorë të Vunoit, Edi Rama dhe familja e

Jugu i vendit nuk është vetëm vendi i preferuar i turistëve dhe pushuesve të huaj dhe shqiptarë, por dhe i kryeministrit Rama e familjes së tij. Kryeministri është filmuar në një lokal të hapur në zonën e Vunoit.

Ai qëndron i ulur në tavolinë, krah bashkëshortes Linda Rama dhe disa familjarëve të tjerë.

Në sy bie modestia e Ramës, duke pirë kafen e mëngjesit me familjen në një lokal të thjeshtë të zonës, i rrethuar nga tavolina me banorë të tjerë, gra të moshuara dhe fëmijë të vegjël.

Ka dhe nga ata pushues që teksa pijnë kafen, shfrytëzojnë momentin të bëjnë selfie me në sfond kryeministrin Edi Rama.

Video nga Top Channel

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu