Ashtu sikur se është bërë “traditë” seanca e sotme plenare përfundoi për 15 minuta e 40 sekonda. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli mbylli seancën për shkak të kaosit dhe zhurmës të shkaktuar nga deputetët e përjashtuar të opozitës, të cilët bënë të pa mundur mbarëvajtjen e seancës.
Njëkohësisht jashtë Kuvendit po zhvillohet protesta e thirrur nga opozita.
Lexo edhe: PAMJET: Tymuese e kapsolla drejt Policisë, nis protesta e opozitës para Parlamentit
Në seancën e sotme e cila zgjati vetëm 15 minuta i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fillim në seancë ndodheshin vetëm deputetët mazhorancës, pasi deputetët e opozitës ndodheshin në hyrje të Kuvendit, ku u përleshën me rojet e Gardës, pasi këta të fundit nuk lejuan hyrjen e deputetëve të përjashtuar nga Komisioni Etikës.
Në nisje të seancës, deputetë opozitarë edhe pse nuk kanë qenë të përjashtuar, nuk janë lejuar që të hyjnë në Kuvend duke qenë se ishin me grupin e deputetëve demokratë të cilët u përplasën me Gardën dhe kërkonin që të hynin në seancë.
Lexo edhe: Deputetët e opozitës futen me forcë në Kuvend, Bardhi hedh një send drejt Ramës
Sakaq pas përleshjeve deputetët hynë brenda në Kuvend, ku edhe shkaktuan kaos dhe rrëmujë, e për rrjedhojë Nikolla mbylli seancën për 15 minuta. Në ,mbyllje te seancës Lindita Nikolla akuzoi opozitën se nuk po mendon për hallet e qytetarëve.
Kujtojmë se janë përjashtuar për 20 ditë deputeti Ervin Salianji dhe 10 ditë për 18 deputetë të tjerë; Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.
Lexo edhe: Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përleshen me Gardën
Lexo edhe: Nis seanca plenare, karriget e deputetëve të opozitës bosh, i pranishëm edhe Rama