Hapësire reklamuese

Politikë

Mes gatimeve tradicionale të grave të Tiranës, Gjosha zbulon programin që fuqizon rolin e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Gatime tradicionale nga duart e grave dhe vajzave dhe një koncert me të rinj e të reja jashtëzakonisht të talentuar. Aktiviteti tejet i veçantë ku morën pjesë qindra qytetarë u organizua nga Njësia administrative nr. 11 në Tiranë. E pranishme ishte Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha dhe përfaqësues të tjerë të lartë të LSI.

“Nënat, vajzat dhe gratë ashtu siç kujdesen për familjen, ashtu dinë të kujdesën edhe për komunitetin e njëkohësisht ashtu dinë të kujdesen për familjen tonë të madhe që është: Lëvizja Socialiste për integrim. E gjithë LSI jep mesazhin e kujdesit për qytetarët. Kjo është LSI! Nuk është vetëm një parti politike, është një parti që jep frymëzim, dhe që na bashkon të gjithëve. Jam e bindur që me punën tonë ne do të bëjmë shumë dhe do të rritemi akoma dhe më shumë me gjithë këto njerëz që na bashkohen çdo ditë”, u shpreh Gjosha.

Kryetarja e LGI paraqiti edhe disa pika të programit të ri për mbështetjen e gruas. Program ky që synon fuqizimin e rolit të tyre.

“Për gruan LSI ka një program të veçantë të cilin do ta ndajmë me ju. Një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet grave kryefamiljare. Ky propozimi ynë është që ndihma ekonomike të jetë e dyfishuar. Propozimi tjetër është mbështetja për të gjitha ato gra dhe vajza të cilat duan të kenë një biznes të tyrin, pasi sot vetëm 15% e bizneseve drejtohen nga gra. Është problem tejet i madh pronësia apo marrja e kredive nga grate dhe mundësitë që u jepen atyre. Unë jam e bindur se një grua në biznes do të ishte edhe më e zonja se burrat. Sepse në qoftë se nënat dhe gratë janë të suksesshme në familje, jam e bindur që edhe biznesi do të lulëzonte më shumë”, - tha Klajda Gjosha. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të politikës dhe konsensusit në mënyrë që qytetarët të marrin atë që meritojnë: më shumë mundësi punësimi dhe vende punë të mirëpaguara.

“Në po punojmë maksimalisht për mundësi punësimi, me vende pune të mirëpaguara për të përballuar kostot e jetesës por që të bëhet kjo gjë kërkohet bashkëpunim, kërkohet konsensus politik. Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë për bashkim, kanë nevojë për konsensus, kanë nevojë për dialog, sepse sa më shumë vonohet dialogu sa më shumë vonohet bashkëpunimi, aq më shumë rëndohet barra mbi qytetarët. Prandaj ne jemi pro dialogut, jemi pro bashkëpunimit, sepse vetëm me dialog vetëm me bashkëpunim, ne mund të arrijmë të bashkojmë shqiptarët dhe mund të arrijmë t’i japim qytetarëve atë çka ato meritojnë”, - deklaroi Braimllari. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu