Teatri Shëtitës Çajupi sjell në fundjavë, për tre ditë më radhë, në Teatrin “Skampa” të Elbasanit shfaqjen më të re “Mes Çarçafëve”. Aktorja e madhe Yllka Mujo do të jetë përballë të mrekullueshmes Ermira Hysaj.
Asnjëra nuk është heroinë, asnjëra nuk është më e mirë se tjetra ama bashkë do vënë në skenë një shfaqje që e mban të pazbehur interesin deri në fund. Me interpretime të shkëlqyera, investim të jashtëzakonshëm në skenografi, muzikë dhe kostumografi të zgjedhur, “Mes Çarçafëve” nuk duhet humbur.
Për të ndjekur shfaqen në Teatrin “Skampa” të Elbasanit më datat 12, 13 dhe 14 maj, mund të rezervoni në numrin: 069 4825 145. Aktoret Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj do t’ju zbulojnë një nga historitë e zakonshme të mes çarçafëve.
Me regji të Kiço Londos, shfaqja ka të papritura të shumta që do t’ju emocionojnë.