Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Mes 7 të arrestuarve, dalin FOTOT, ky është çifti nga Librazhdi që falsifikonin lekë dhe i hidhnin në treg në të gjithë Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme janë vënë në pranga 7 persona pasi falsifikonin para dhe më pas i hidhnin ato në treg, në disa qytete të vendit tonë. Mes të arrestuarve është edhe çifti nga Librazhdi, Bardhi Meçe 56 vjeç me bashkëshorten e tij I. Hysa 32 vjeçe. 

cifti1.jpg

Newsbomb ka siguruar emrat dhe fotot e tyre. Të arrestuarit e tjerë janë A. V., 50 vjeç, banues në Fier, R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

cifti2.jpg

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

d8c76dbee845dd56b55e64c0d795af7b_L.jpg

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img