Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
17 °
Die
15 °
Hën
18 °
Mar
13 °
E premte, 31 Mars, 2023

Mes 15 punimeve juria ndërkombëtare zgjedh atë të shqiptarit, shkencëtari nga Durrësi na nderon me çmime

Lajme të ngjashëm

Shkencëtari shqiptar Edor Kabashi është fitues i edicionit të 8-të të Çmimit Ndërkombëtar PG për Mjekësisë. Çmimi u dorëzua dje gjatë një ceremonie të mbajtur në Dublin, në përfundim të një Simpoziumit XXVI Ndërkombëtar mbi ALS / MND, ku 39-vjeçari Kabashi paraqititi një përmbledhje të punimit fitues të këtij edicioni.

Ai është përzgjedhur nga 15 punime shkencore gjithsej dhe materiali i tij është një zbulim i rëndësishëm në zhvillimin e trajtimeve të reja për Sklerozën Laterale Amiotrofike (ALS). Çmimi jepet nga Institutit Gontijo Paulo në Brazil për të nxitur kërkimet e studiuesve të rinj në mbarë botën për të ndihmuar në shërimin e ALS.

Dr. Edor Kabashi nga Durrësi dhe ekipi që ai drejton, punojnë që prej pesë vjetësh në Paris. Shkencëtari shqiptar është nderuar edhe me çmime të tjera në këtë fushë.

Çmimi Ndërkombëtare i Mjekësisë PG është njohur nga komuniteti shkencor ndërkombëtar dhe nga partnerët e saj Aleanca Ndërkombëtare e ALS, Motor Neurone Diasese Association (MNDA) dhe Komuniteti Europian për kërkime për kurimin e ALS (ENCALS).

Kërkuesi shkencor shqiptar

Edor Kabashi, kërkuesi shkencor nga Durrësi, është bërë i njohur për punimet shkencore në fushën e sklerozës amiotrofike laterale ALS.

Djali i madh i një mësuesi matematike, Kujtimi, dhe një arkitekteje, Irma, që aktualisht banojnë në Toronto (Kanada), Kabashi i ri, u nis nga Durrësi pas shkollës së mesme në vitin 1995. Ai u dallua shpejt për rezultate të larta në universitetin e Rhode Island në SHBA, ku u  nderua me diplomë nga ish-presidenti Bill Klinton. Më pas studion mjekësi dhe biologji në Marylend. Studimet e tij vijojnë në Sorbonë (Francë) dhe në Montreal (Kanada), ku në vitin 2006 merr gradën doktor në neurologji dhe biologji, raporton Ata.

Pas përfundimit të të gjitha shkallëve të doktoraturës ai ka patur një karrierë brilante në fushën studimore të sëmundjes ALS (skleroza amiotrofike laterale).

Rezultatet e punës kërkimore të Edor Kabashit kanë zënë vend prej disa vitesh në revistat më të mëdha të specializuara të shkencave mjeksore.

Që nga viti 2011 ai drejton një grup kërkimor në Institutin e Neuroshkencave Paris, në të cilin bën pjesë edhe bashkëshortja e tij rumune Sorana Ciura, edhe ajo gjenetiste e formuar në universitetin Mac Gill, njëlloj si Edori.

Skleroza amiotrofike laterale

ALS (inicialet anglisht për Amyotrophic lateral sclerosis – skleroza amfiotrofike laterale / anësore) është një sëmundje terminale, që karakterizohet nga paraliza progresive e muskujve në të gjithë trupin. Nëntëdhjetë për qind e pacientëve me ALS vdesin brenda pesë viteve pas përcaktimit të diagnozës dhe disa të tjerë në më pak se një vit. Rreth 3 000 kanadezët kanë këtë sëmundje, por momentalisht nuk ka asnjë metodë efektive mjekimi-informojnë mediat kanadeze.

ALS-ja shkaktohet nga vdekja e neuroneve motorike, të cilat lidhin trurin me muskujt. Ndonëse shkaku konkret mbetet i panjohur, zbulimet premtuese vitet e fundit sigurojnë të dhëna të rëndësishme që do të hapnin rrugën për terapi të reja dhe një shërim eventual.

Më shumë