Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mërtiri deklaron humbje, Këlliçi e ironizon: Ty të paskan ngrënë hakun

Shkruar nga Newsbomb
Mërtiri deklaron humbje, Këlliçi e ironizon: Ty të paskan

Teksa shpjegoi se ku kanë shkuar paratë e inceneratorëve, biznesmeni Mirel Mërtiri debatoi mbrëmjen e sotme me Belind Këlliçin.

Gjatë një lidhje Skype për emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Mirel Mërtiri u pyet nga Belind Këlliçi se ku kanë shkuar paratë e inceneratorëve.

Lidhur me impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier, Mërtiri tha se shoqëria e tij ka investuar 2 milionë euro më shumë nga vlera që ishte parashikuar fillimisht në plan.

LEXO EDHE: Nga pronësia e impianteve te akuzat për inceneratorët, të vërtetat e Mirel Mërtirit

Kaq u desh që Këlliçi të ironizojë Mërtirin duke i thënë: Ty të paskan ngrënë hakun!

Belind Këlliçi: Pse nuk vjen në Tiranë? Ku kanë shkuar paratë e inceneratorëve?

Mirel Mërtiri: 22 mln e 600 mijë euro janë investuar nga shoqëria për impiantin e Elbasanit. Në impiantin e përpunimit të mbetjeteve në Fier shoqëria ka investuar 2 mln euro më shumë. Impiaanti i Fierit ka vlerë të shtuar 2 mln euro.

Belind Këlliçi: Të paskan ngrënë hakun!

LEXO EDHE: Mirel Mërtiri bën deklaratën e fortë: Klodian Braho i shërben dikujt në politikë

Mirel Mërtriri një nga biznesmenët e konsideruar si “truri” i inceneratorëve tha sot në emisionin “Çmim Peka Live” në Syri Tv se zyrtarët e akuzuar për inceneratorin e Elbasanit ndodhen në burg në mënyrë të padrejtë.

Teksa u pyet për dokumentin e nënshkruar që çoi në burg ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Mirel Mërtiri tha se nuk ka informacion se pse Koka e ka firmosur atë dokument të jashtëligjshem.

Mërtiri vijoi duke thënë se dosaj e SPAK është e stisur për interesa politike. Mirel Mërtiri tha gjithashtu se familja e tij është pronare e përkohshme e inceneratorit të Elbasanit.

Ai tha se sipas kontratë familja e tij ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit nga 6 deri në 7 vite. Pas kësaj periudhe sipas tij inceneratiri i kalon ministrisë së Energjitikës dhe më pas bashkisë së Elbasanit.

Me tej Mërtiri theksoi se ai dhe familja e tij akuzohen për akte të pandodhura ndonjëherë.

LEXO EDHE: Mirel Mërtiri “shigjeton” SPAK-un: Njerëzit në burg në mënyrë të padrejtë

Por kush është Mirel Mërtiri?

Në nëntor të vitit 2020 emri i Mirel Mërtirit doli për herë të parë në disa media vendase, ku u publikuan materiale, të cilat vinin nga raportimet e mediave në Zimbabve, për një skandal në këtë vend, i lidhur me një tender 60 milionë dollarë.

Skandal ky që shkoi deri te INTERPOL, në Hungari dhe në Itali, për cilin po flasin shumë media të tjera, përveç atyre shqiptare.

Personi i akuzuar ishte Mirel Mërtiri, apo Klodian Mërtiri, por ky i fundit bëri një deklaratë duke thënë se publikimet në Shqipëri janë bërë me qëllim për t’i prishur atij reputacionin dhe imazhin.

Mediat në Zimbabve, të cilat publikuan foton, në të cilën thuhej se Ilir Dedja, është personi i dytë në krahun në të majtë. Por, i dyti në krahun e majtë nuk ishte Ilir Dedja, por pikërisht Mirel Mërtiri. Shumë akuza janë ngritur ndaj Mirelit, në lidhje me inceneratorët që fillon me Elbasanin, ku bashkëshortja e Mirel Mërtirit ka qenë aksionere.

Inceneratori në fjalë u mor me një kontratë 22 milionë euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli. E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë.

Pas akuzave, bosi i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, vendosi të nisë një betejë ligjore me përfaqësues të opozitës, të cilët i denoncoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje.

Por, në asnjë nga seancat të cilat janë mbajtur ndaj Lulzim Bashës, Gazmend Bardhit, Ina Zhupës, Belind Kellicit dhe Jorida Tabakut, Mërtiri nuk është paraqitur.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve, Mirel Mertiri  u shpall ne kerkim. Mërtiri u shpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë në momentin kur policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin e firmosur nga SPAK.

Në kërkim për këtë çështje janë shpallur edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit është edhe bashkëjetuesja e Mërtirit, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Ndaj Gugalljes dhe Zotos, pronarë të kompanive që fituan koncesionin dhe ndërtuan inceneratorin e Elbasanit, gjykata ka dhënë masën e ‘arrestit me burg’ në mungesë.

Më herët në lidhje me këtë aferë, u arrestua ish-ministri i Mbrojtjes, Lefter Koka për akuzat shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i ka takuar personat që akuzohen për çështjen e inceneratorëve, Klodian Zoton, Stela Gugalljën dhe Mirel Mërtirin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese