Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merrte ryshfet dhe lejonte hyrje-dalje e personave që kishin shkelur Shengenin, arrestohet polici në Portin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Merrte ryshfet dhe lejonte hyrje-dalje e personave që kishin shkelur

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie në postin e Durrësit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Njezi Rexhepi, 57 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

Po ashtu është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetatasin E. S., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas, ka kryer ndërveprime korruptive me punonjësin e policisë Njezi Rexhepin.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, Inspektor NJ. R., 57 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, pranë DVKM Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, përfshi edhe raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve, pa ju nënshtruar regjimit doganor.

Gjithashtu, në funksion të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetatasin E. S., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas, ka kryer ndërveprime korruptive me punonjësin e policisë NJ. R.

Hetimet vazhdojnë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese