Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Merrte lekë për të ndikuar tek prokurori i çështjes, SPAK arreston kryetarin e Dhomës së Avokatisë Lezhë (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6b3f430479c05d0a5e2f255cb09233f2

Policia e Kurbinit ka arrestuar pak më parë 56-vjeçarin Sami Dema, me profesion avokat, njëkohësisht kryetar i Dhomës së Avokatisë në Lezhë.

Sami Dema ishte shpallur në kërkim, pasi iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

sami.jpg

Mësohet se Dema ka marrë një shumë prej 6 mijë euro nga familjaret e një të dënuari me premtimin për lirim nga burgu.

Sipas policisë ai shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari me profesion avokat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim S. D., 56 vjeç, banues në Kurbin, me profesion avokat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img