Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Merrte inerte në shtratin e Shkumbinit, Policia arreston pronarin e firmës dhe shoferin e ekskavatorit

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Elbasanit, pasi gërryenin shtratin e lumit Shkumbin dhe merrnin inerte pa leje. Një nga të arrestuarit është pronari i biznesit të inerteve, kurse tjetri shoferi i ekskavatorit.

“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Shkumbini”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D. B., 48 vjeç, administrator i një subjekti privat (drejtues i kamionit) dhe F. P., 40 vjeç, drejtues i ekskavatorit, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke gërryer shtratin e lumit Shkumbin dhe duke marrë inerte në mënyrë të kundërligjshme”, njofton Policia e Elbasanit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan ekskavatori dhe kamioni i ngarkuar me inerte. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi pronës me mjete të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Më shumë