Një i ri shqiptar është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe, pasi është kapur brenda një shtëpie të përshtatur për kultivimin e kanabisit.
Sipas autoriteteve britanike, 26-vjeçari shqiptar Ensuild Baha kishte hyrë në mënyrë ilegale në Britani, duke përdorur një pasaportë greke. Më pas ai ishte punësuar dhe kishte punuar për rreth 4 muaj në një “shtëpi bari” ku kujdesej për rreth 200 bimë kanabisi.
Baha paguhej rreth 800 paund në javë ndërsa vlera totale e 118,000 paund, nëse do të hidhej në treg.
Avokati mbrojtës ka argumentuar se shqiptari kishte ardhur në Britani për një jetë më të mirë, pasi kishte kryer disa kurse të gjuhës angleze, në tentativë për të gjetur punë të ligjshme, por ra viktimë e krimilenëve.
Megjithatë gjykata nuk e pranoi kërkesën për dënim të lehtësuar, duke vendosur 2 vite burg për 26-vjeçarin.