Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Merrnin pasaportat e shqiptarëve në Itali dhe i firmosnin në Shqipëri, 2 të arrestuar në Portin e Durrësit, kapen patenta dhe karta identiteti rumune (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar nga Policia, pasi në Portin e Durrësit në një autobus që do të udhëtonte drejt Italisë, janë gjetur leje drejtimi, karta identiteti dhe karta shëndeti rumune të falsifikuara, shkruan newsbomb.al.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. L., 50 vjeç, banues në Kavajë dhe A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të mjetit autobus tip “Kinglong” me drejtues shtetasin A. B. dhe menaxher shtetasin Sh. L., kanë gjetur 2 leje qëndrimi rumune, 2 leje drejtimi rumune dhe 2 karta shëndeti rumune të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu gjetën edhe dy pasaporta shqiptare që rezultojnë se personat që i posedojnë këto pasaporta janë në Itali. Dy shtetasit e arrestuar dyshohet se i kishin marrë pasaportat për t’i vulosur në Shqipëri, me qëllim që poseduesit e tyre të mos penalizoheshin për shkeljen e afatit 90-ditor në zonën Schengen.    

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img