Merrnin para për kolaudimin e mjeteve, arrestohen 6 persona (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 15-02-2017 Merrnin para për kolaudimin e mjeteve, arrestohen 6 persona (Emrat)

Të paktën 6 persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se merrnin para në këmbim të kolaudimit “fiktiv” të automjeteve.

Nëpërmjrt operacionit të koduar “Kolaudimi” janë  arrestuar 6 shtetas, është sekuestruar 1 automjet mercedez benz si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.

Burime zyrtare te policies bejne me dije se jane arrestuar shtetasit:

1. Bashkim RRAPI, 47 vjeç, banues ne Gjeç­Kodër, Bashkia Vorë.

2. Agim BUDLLA, vjeç 45 ,banues në njesia Administrative Prezë, Bashkia Vorë.

3. Alban SALA, 42 vjeç banues në Tiranë.

4. Fatmir RRAPI, 31 vjeç, banues ne Gjeç­Kodër, Bashkia Vorë.

5. Avni BUDLLA, 26 vjeç lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vore – Tirane.

6. Eduart BUDLLA,26 vjeç,lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vorë – Tiranë.  

Arrestimi i këtytre shtetasve u bë për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshëm i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varjonin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë, Tiranë. “Nga ana jonë u sekuestruan në cilësinë e provës 1 automjet, konkretisht automjeti mercedez benz me targa AA 305 BO, si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme”­ njofton policia. Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ushtrimit i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike i kryer në bashkëpunim”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit për ditën e sotme, bien temperaturat
Tragjedia në Fier/ Flet babai i Ermira Dushit: Kjo është e vërteta e vajzës sime të vrarë »
Article Logic
Execution time: 0.011681079864502
array(1) { ["section"]=> string(70) "merrnin-para-per-kolaudimin-e-mjeteve-arrestohen-6-persona-emrat-68752" }