Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Merrnin pa leje zhavorr në lumin Shushica, procedohet penalisht inspektori i IKMT-së dhe 2 administratorë firmash në Vlorë

Lajme të ngjashëm

Inspektori i IKMT, Arjan Hoxha është proceduar penalisht nga Policia e Vlorës për shpërdorim detyre, gjithashtu edhe dy administrator firmash pasi akuzohen se merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë.

Burime për policinë bëjnë me dije se shtetasit Fatmir Hodaj 59-vjeç dhe Vasil Dema 39-vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë janë proceduar penalisht pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratit e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre,  duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës.    

Ndërsa, Hoxha me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit. 

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 2 administratorë firmash.

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, për shpërdorim detyre.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, në lumin Shushicë janë konstatuar disa automjete që po gërmonin shtratin e këtij lumi. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare kanë proceduar penalisht shtetasit: 

F. H., 58 vjeç, banues në Vlorë dhe V. D., 39 vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë.

Këta shtetas u proceduan pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratit e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre,  duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës.    

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, shtetasi A. H., 47 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit. 

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Më shumë