Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

“Merrni masa të menjëhershme ndaj FETO-s”, a i ka dorëzuar Presidenti Erdogan një listë me emra kryeministrit Rama?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e bëri të qartë qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë për organizatën terroriste FETO, e cila 5 vite më parë tentoi të bënte një grusht shteti në Turqi.

Ai u shpreh para deputetëve në Kuvend se Shqipëria duhet të marrë masa të menjëhershme, në mënyrë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mos errësohen.

“Lufta kundër organizatës terroriste FETO që tentoi një grusht shteti në vendi tonë, e cila masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona që i kushtojmë vëmendje të veçantë. Anëtarët e kësaj organizate vazhdojnë të jenë në Shqipëri dhe tregojnë ekzistencën e tyre në fusha të ndryshme. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën. Çështjen e FETO e shikojmë si një parakusht vëllazërie. Institucionet e lidhura me FETO kanë qarqet e tyre të fshehura në Shqipëri, ndaj ata me të ardhur koha, do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta.

Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë shumë helmuese, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj. Nëse nuk veproni menjëherë në kohë, është e pashmangshme që tentativat e kësaj strukture të përsëriten edhe në Shqipëri. E kemi përjetuar dhe parë shumë këtë organizatë, ku kemi paguar një kosto shumë të rëndë. E kemi si detyrë t’u tregojmë miqve tanë që mos të kenë të njëjtin fat që përjetuam më parë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye”, tha Erdogan.

Në fjalën e tij Erdogan u shpreh i bindur se anëtarët e FETO-s strehohen në
Shqipëri dhe bashkëpunojnë me disa institucione, ndaj ngrihet pyetaj: A i ka dorëzuar Erdogan një listë me emra kryeministrit Rama?

Mbetet vetëm të shihet në vijim se cilat do të jenë masat që do të ndërmarrë kryeministri Rama për këtë çështje, e cila për Presidentin turk Erdogan është primare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img