Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Merret vendimi: Ujku që vrau ponin e Ursula von der Leyen-s do të qëllohet

Lajme të ngjashëm

Është marrë vendimi që ujku i cili vrau një nga point e presidents së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të qëllohet.

Rajoni gjerman i Hanoverit ka lëshuar lejen zyrtare të vrasjes me armë të ujkut i cili sulmoi ponin e Von der Leyen, ndonëse më herët presidentja tha se ekzekutivi i BE-së do të rivlerësojë statusin e mbrojtjes së ujqërve.

Pasi ekspertët në vend kishin arritur tashmë në përfundimin se poni ishte vrarë nga një ujk menjëherë pas incidentit, rezultatet e një analize të ADN-së të publikuar të mërkurën (7 dhjetor) e konfirmuan këtë dhe ndihmuan në identifikimin e ujkut specifik.

Ndërkohë, von der Leyen tha në një letër drejtuar ligjvënësve konservatorë gjermanë (EPP) javën e kaluar se Komisioni do të rishqyrtojë statusin e mbrojtur të ujqërve.

Ndërsa ajo nuk e përmendi kalin e saj në letër, e cila u citua nga agjencia gjermane e lajmeve dpa , ajo tha se Komisioni “e pranon se kthimi i ujkut dhe numri i tij në rritje çojnë në konflikt”.

“Ka gjithnjë e më shumë raporte për sulme të ujqërve ndaj bagëtive dhe rritje të rreziqeve për njerëzit në rajonet e prekura,” shtoi ajo.

Poni, i quajtur “Dolly”, u sulmua nja një ujk në fillim të shatorit, kur ishte duke kullotur së bashku me një kalë të vogël në pronësi të famijes së presidents pranë Hanoverit në Gjermaninë Veriore.

“E gjithë familja është jashtëzakonisht e shqetësuar nga lajmet”, tha në atë kohë zëdhënësi i presidentes së Komisionit.


Më shumë