Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merret vendimi/ Shkollat dhe administrata do të zëvendësojnë ditët e bëra pushim në muajin janar dhe mars

Shkruar nga Newsbomb
Merret vendimi/ Shkollat dhe administrata do të zëvendësojnë

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për të zëvendësuar 4 ditët e humbura përgjatë vitit shkollor.

Sipas njoftimit, datat për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë: 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.

E gjitha kjo bëhet për të zëvendësuar ditët e pushimit të shkollave në muajin janar për shkak të motit të keq, si dhe ditën e 21 marsit, krahas 22 marsit e cila përkoi me Festën e Sulltan Novruzit.

Gjithashtu është vendosur nga ana e qeverisë që e shtuna 2 prill të jetë ditë pune, pasi do të zëvendësojë datën 21 mars që u bë pushim nga administrata.

NJOFTIMI i PLOTË:

Bashkëlidhur gjeni shkresën e DPAP-së me nr.494 prot., dhe shkresën e MAS me nr. 1989/1 prot., ku miratohen datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit në institucionet arsimore parauniversitare.

Datat janë:

02.04.2022

30.04.2022

14.05.2022

28.05.2022

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll