Merret vendimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev njofton datën

Publikuar tek: rajon, më 15:39 01-06-2020 Merret vendimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev njofton datën

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar sot datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në konferencë për shtyp, ai ka folur për zhvillimin e zgjedhjeve më 5 korrik dhe situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit, duke e cilësuar procesin zgjedhor si zgjidhje.

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik, në mënyrë që sa më shpejtë të kemi Kuvend funksional dhe qeveri politike”, tha ndër të tjera Zaev.

Ai shtoi se zgjedhjet do të mbahen duke respektuar masat e mbrojtjes dhe rekomandimet e epidemiologëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094490051269531
array(1) { ["section"]=> string(97) "merret-vendimi-per-zgjedhje-te-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut-zoran-zaev-njofton-daten-208640" }