Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Merret VENDIMI për studentët, Manastirliu: Do të lejohet hapja e universiteteve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët kanë lajmëruar ndryshimin e disa masave që ishin marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Shëndetësisë ka lajmëruar se studentët do të kthehen në auditore.

“Kemi pasur edhe një numër të të shtruarve në spital. Vijon të kemi incidencë të ulët. 26.6 raste për 100 mijë banorë. Incidencë javore të ulët krahasuar me dy javë më parë. Kemi rënie në 3.8% të të prekurve. Kanë mbërritur më shumë 748 400 doza vaksine. Jemi mbi 537 mijë vaksinime. Krahasuar edhe me vende të ndryshme evropiane Shqipëria mbetet lart. Situata është e kontrolluar. Nisur nga situata Komiteti ka pasur një mbledhje sot. Ka rivlerësuar masat ka bërë një vlerësim të situatës në Maqedoni dhe Greqi. Në dy javë atje ka ulje. Ka hequr masën e karantinës për këto dy vende që ishte 14 ditë. Po ashtu do të lejohet hapja e auditorëve të Universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve.”,- tha Manastirliu.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img