
Saimir Tahiri nuk do bëjë asnjë ditë burg.
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.
Treshja e gjyqtarëve, e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, pas 10 orësh konsultim, e shpalli fajtor Tahirin për “Shpërdorim detyre”.
Gjykata rrëzoi akuzat e rënda për “trafik droge” e “grup të strukturuar kriminal” duke e dënuar vetëm për “shpërdorim detyre”. Por i gjithë dënimi i konvertohet në shërbim prove.
Ish-ministri do vazhdojë të jetë në liri dhe ndërkaq do e apelojë këtë vendim.
Sondazh
Poll