Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Merret vendimi për Albin Kurtin, a do t’i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8c27efdb4471a1f5d330c559a896e7e7

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave, ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

Këto ankesa u bënë pasi KQZ-ja votoi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Debati më i madh është bërë pasi një prej atyre që ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit është edhe Albin Kurti, që po ashtu është edhe i nominuar për kryeministër.

albin_kurti.png

Më shumë

spot_img
spot_img