Merret vendimi për 7 përdhunuesit e 13-vjeçares në Kavajë, të gjithë në burg, por... (VENDIMI I PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:53 03-06-2020 Merret vendimi për 7 përdhunuesit e 13-vjeçares në Kavajë, të gjithë në burg, por... (VENDIMI I PLOTË)

Është marrë vendimi për shtatë djemtë që abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren në Kavajë, afro 1 vit e gjysëm më parë. Në 20 shkurt 2020, Gjykata i la të 7 të miturit në arrest me burg.

Vendimi i plotë i marrë si më poshtë parashikonte 3 deri në 7 vite burg për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë masa e marrë mesditën e sotme në apel, “Dënim alternativ” ose ndryshe dënim me kusht, parashikon një lehtësim të ndjeshëm të dënimit të më hershëm.

Vendimi i plotë:

1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

2. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

3. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

5. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

6. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

7. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të ruhet në një burg për të mitur.

Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake ne shumen 148.000 leke dhe ato gjyqsore në masën 200 (dyqind) lekë ne ngarkim të shtetit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës duke filluar ky afat nga e nësërmja e shpalljes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010024070739746
array(1) { ["section"]=> string(98) "merret-vendimi-per-7-perdhunuesit-e-13-vjecares-ne-kavaje-te-gjithe-ne-burg-vendimi-i-plote-208968" }