Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Merret vendimi: Kosova ndalon përkohësisht importin e vezëve nga Maqedonia e Veriut

spot_img

Lajme të ngjashëm

e1cbee288a884498dc2b42cb6631f35c

Agjencia kosovare për ushqim dhe veterinary ka marrë vendim për ndalesë të përkohshme për importit të vezëve dhe shpezëve nga Maqedonia e Veriut, për shkak të dyshimit për paraqitje të sëmundjes Njukastel, respektivisht murtaja e shpendëve.

Zëdhënësi i Agjencisë kosovare, Lumir Thaçi, informoi se vendimi i tij është marrë pas “paralajmërimit të publikuar në ueb faqen e Drejtorisë për ushqim dhe veterinari të Maqedonisë së Veriut se është zbuluar sëmundja murtaja e shpendëve në dy ferma”.

Thaçi theksoi se sipas raportit të Organizatës ndërkombëtare për sëmundje të kafshëve, “në Maqedoninë e Veriut në dy lokacione ka pasur ‘shpërthim’ të infektimit të kësaj sëmundje atipike virusale”.

Ai informoi se sipas ligjit për veterinari, Agjencia për ushqim dhe veterinari e Kosovës, është e obliguar të ndalojë import nga vendi ku ka paraqitje të ndonjë infektimi te kafshët ose shpezët, prej këtu më 13 maj është marrë vendim për ndalesë të përkohshme të importit të shpezëve ose prodhimeve nga shpezët.

Më shumë

spot_img