Merret vendimi, hoteli me 5 yje që i zë pamjen Akropolit do të prishet

Publikuar tek: rajon, më 22:28 03-06-2020 Merret vendimi, hoteli me 5 yje që i zë pamjen Akropolit do të prishet

Falë betejës së vazhdueshme të aktivistëve në Greqi, është marrë vendimi që një hotel luksoz me pesë yje i cili i zë pamjen Akropolit, të prishet.

Tashmë banorët dhe turistët në Athinë do të kenë mundësinë të shijojnë Akropolin. Një vit më parë, një hotel me pesë yje ndërtoi një tarracë panoramike mbi katin e fundit, e cila me kalimin e kohës u bë shumë e kërkuar nga turistët që donin ta shikonin tempullin helen që aty.

Sakaq, banorët lançuan fillimisht një peticion online, ku mblodhën 23 000 firma, një shifër e mjaftueshme për të apeluar në Këshillin Qendror Arkeologjik (KAS), organi më i lartë këshillimor për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe artistike të vendit. Pas gjashtë orësh debat, këshilli doli me një vendim: shembja e tarracës së hotelit, duke njohur të drejtën e qytetarëve për të përfituar nga një e mirë e përbashkët.

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis, e quajti vendim të guximshëm."Akropoli është zemër dhe shpirt, një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të mund ta vlerësojnë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098309516906738
array(1) { ["section"]=> string(76) "merret-vendimi-hoteli-me-5-yje-qe-i-ze-pamjen-akropolit-do-te-prishet-208971" }