Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merret peng 34-vjeçari në Laprakë, mes autorëve edhe një grua

Shkruar nga Newsbomb
Merret peng 34-vjeçari në Laprakë, mes autorëve edhe

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për pengmarrje.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy shtetasit E.K, 26 vjeçe dhe P.SH, 32 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A/S, 34 vjeç.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Laprakë, ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe arsyen se përse e kanë marrë me forcë në makinë 34-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll