Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Merret në pyetje në Itali biznesmeni që u zhduk në Pukë, në Livorno e gjetën të gjallë, të pranishëm dhe prokurorë nga Shqipëria

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që u zhduk në janar 2021 në Pukë dhe u gjet i gjallë disa ditë më parë në Livorno të Italisë, do të merret sot në pyetje. Ai do të dëshmojë para kuesturës italiane për planin dhe personat që e ndihmian të zhdukej për 8 muaj.

Të pranishëm gjatë marrjes në pyetje të 45 vjeçarit do të jenë edhe prokurorë nga Shqipëria.

Dyshimet janë se Pecorelli mund të jetë përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme, i ndihmuar dhe nga persona nga Shqipëria, pasi vetë do ta kishte të pamundur të zhdukej në malet e Pukës dhe të gjendej më pas i gjallë në Itali.

Për prokurorët të dyshimta janë dhe kockat që u gjetën brenda makinës që biznesmeni italian kishte marrë me qera në Rinas dhe u dogj në Pukë. Ato u analizuan në Shqipëri por pa rezultat, po ashtu edhe në Itali. Ama, në laborator ato janë verifikuar që janë kocka që i përkasin një njeriu.

Nëse Davide Pecorelli do të “zbërthehet” para hetuesve në Itali, atëherë edhe kolegët e tyre shqiptarë do të mund të mësojnë për personat që e kanë ndihmuar biznesmenin në vendin tonë.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img