Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Merret në mbrojtje oficeri i Policisë, fotoja e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit

Shkruar nga Newsbomb
Merret në mbrojtje oficeri i Policisë, fotoja e tij u gjet në

Është marrë në mbrojtje polici, fotoja e të cilit u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit dhe se dyshohet se ishte shënjestra e radhës.

Bëhet me dije se është marrë në mbrojtje shtetasi K.G., efektivi i policisë së Elbasanit,raporton "BW".

Javë më parë Dumani në lidhje me foton e gjetur në telefonin e tij nuk ka dhënë ndonjë sqarim. Ai nuk ka treguar se përse ajo ndodhej në memorjen e aparatit të tij, ndërkohë që në lidhje me këtë fakt është pyetur edhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Henrik Hoxha, i arrestuar bashkë me Dumanin.

Polici me inicialet K.G., ka qene me herët me detyrë oficer ne Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.

Dumani është i pandehuri i policisë dhe ka zbardhur shumë ngjarje kriminale si dhe porositësit apo edhe paratë që i kanë ofruar për vrasjen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll