Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Merret në mbrojtje familja e biznesmenit Nazmi Çangu, kapelja e një grabitësi mund të zbulojë gjithë grupin, krahasohen profilet e ADN

Shkruar nga Newsbomb
Merret në mbrojtje familja e biznesmenit Nazmi Çangu, kapelja e

Familja e biznesmenit Nazmi Çangu nga Fushë Kruja është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Një patrullë e policisë së zonës është pozicionuar në distancë pranë shtëpisë së Çangut, familja e të cilit ra pre e grabitjes dhe dhunës tre ditë më parë.

Albert Dervishaj, zv.drejtor i Policisë së Shtetit, tha sot se autoritetet kanë siguruar prova dhe kanë punuar intensivisht për zbardhjen e ngjarjes. Sipas Dervishajt, shumë shpejt do të ketë lajme pozitive dhe autorët janë disa.

Një kapele e vetme, ka shumë gjasa të sjell identifikimin e një prej autorëve të grupit të grabritësve, shkruan Ora News.

Kjo kapele është prova e vetme që prokuroria dhe policia e Fushë Krujës ka administruar, dhe nga e cila shpresohet të identifikohet njëri prej autorëve të grabitjes së Çangut. Me shpresën e identifikimit të qoftë dhe të njërit prej pjesëmarrësve, hetuesit thonë se mund të shkojnë në zbulimin e emrave të të gjithë grupi.

Që prej ditës së djeshme kapelja, disa fije floku dhe një kampion djerse janë çuar për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë, dhe po analizohen me detaje. Të gjitha rezultat biologjike që do dalin nga të dhënat e sekuestruara në vendgjarje, pritet të krahasohen me profilet e ADN-së të ruajtura në databazat e Policisë Shkencore.

“…deri në këtë fazë të hetimit situata është pak e ndërlikuar për shkak të mungesës së disa provave që do shërbenin në identifikimin e emrave. Të shpresojmë nga analizat e ADN-së, mbase dalin me kombinim të njëjtë me profilet që ne kemi marrë tek personat e dyshuar…”, ka thënë një nga hetuesit.

Po për këtë ngjarje, mesditën e kësaj të marte (26 tetor 2021)  në ambientet e Prokurorisë së Krujës është zhvilluar një analizë hetimore, mes prokurorëve dhe oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të ndarë një sërë detyrash hetimore që duhet të kryhen në ditët në vijim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll