Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Merreshin me shfrytëzim prostitucioni në Tiranë, arrestohet pronari i një lokali, një ndërmjetësues dhe një klient

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akusohen për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”. I arrestuar është pronari i një lokali që merrej me këtë veprimtari, një klient dhe një ndërmjetësues.

Njoftim nga Policia e Tiranës:

albsig

spring

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një tjetër rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion, si rezultat i të cilit  u vu në pranga shtetasi: A.(Z.) T, 61 vjeç, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, shtetasi A.(Z.) T. përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Q. A., 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gj. P., 61 vjeç.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img