Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merr peng vajzën në Korçë, i kërkonte të përgënjeshtronte deklaratën për të birin në burg

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet shtetasi Qazim Qazimaj në Korçë. Sipas policisë, ai ka marrë peng në shtëpi 24 vjeçaren Vjollca Shkëmbi dhe i ka kërkuar të përgënjeshtrojë deklaratën për të birin që ndodhet në burg.

Pengmarrësi i ka kërkuar vajzës të përgënjeshtrojë deklaratën për Urim Qazimajn, djalin e autorin, në mënyrë që ai të dilte nga burgu.

Vjollca Shkëmbi deklaroi se nuk ishte rrëmbyer e as ishte shitur duke pohuar se Urim Qazimaj ishte arrestuar padrejtësisht. Kjo deklaratë e saj përmbysi versionin e policisë.

Sakaq, policia ka arrestuar Qazim Qazimajn dhe ka nisur hetimet për të zbardhur gjithë skemën.

LEXO EDHE “S’jam rrëmbyer e as jam shitur. Ja çfarë bëja me Urimin”, 24 vjeçarja kthen përmbys versionin e policisë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.