Hapësire reklamuese

Politikë

“Merr mamin, motrën, vëllain dhe hajde”, Rama thërret familjen në podium, Zaho para mijëra vlonjatëve: Unë e dua Vlorën

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Zahos së vogël që në mbyllje të fjalës së tij të merrte mamanë, vëllain e madh dhe motrën dhe të ngjitej në podium.

Ai mori mikrofonin dhe tha vetëm pak fjalë pasi ishte i emocionuar: Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën.

Rama e puthi dhe më pas falenderoi të gjithë vlonjatët që e kanë dhe do e mbështesin edhe këtë herë në 25 prill.

Rama: Ju prezantoj me dikë që sa herë i thua “ore bëj mësimet”, më thotë “po i bëra mësimet do më çosh në Vlorë?” Sa herë i thua ore ik bëj not, më thotë “po bëra not do më çosh në Vlorë?” Ja ku je tani në Vlorë.

Zaho: Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën.

Rama: Zaho e do Vlorën, Vlorën e do gjithë Shqipëria, Vlora në 25 prill do vulosë ngjitjen e Shqipërisë në një majë tjetër. Rrofshi rrofshi rrofshi!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll