Kanë kaluar tashmë më shumë se dy dekada qëkur është publikuar filmi Gladiator, dhe deri më tani ende nuk kishte informacion se kur do të ishte vazhdimi i filmit.
Duket se pritjes i ka ardhur fundi, sepse data e publikimit të “Gladiator 2” është caktuar në datën 3 shkurt.
Historia e gladiatorit “Maximus”, me regji të Ridley Scott u shfaq për herë të parë në ekrane në vitin 2000, si dhe është cilësuar si një prej filmave epik më të mirë të të gjitha kohërave.
Gladiatoi i parë ka pasur një kast të mbushur me yje, duke nisur nga Russell Crowe, Joaquin Phoenix dhe Connie Nielsen.
Gladiator është një film dramatik dhe historik i vitit 2000 i drejtuar nga Ridley Scott dhe është shkruar nga David Franzoni, John Logan dhe William Nicholson.
Crowe portretizon gjeneralin romak Maximus Decimus Meridius, i cili tradhëtohet kur Commodus, djali ambicioz i perandorit Marcus Aurelius, vret babanë e tij dhe merr fronin. I mbetur në skllavëri, Maximus bëhet një gladiator dhe ngjitet në arenë për t’u hakmarrë për vrasjet e familjes së tij dhe perandorit të tij.
“Tashmë jam duke shkruar Gladiatorin (tjetër)”, deklaroi regjisori.
“Pra, kur të mbaroj Napoleon, Gladiator do të jetë gati për produksion”.
Dhe fansat e kanë pritur mirë lajmin, duke u shprehur se edhe pjesa e dytë e filmit Gladiator do të jetë po aq i suksesshëm sa i pari.